TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.

Alessandro Nesta nuk do të jetë më trajner i Monzës. Tekniku italian është shkarkuar nga detyra ditën e sotme, duke marr shkas humbjen e fundit në kampionat përballë Juventusit.
Pikërisht kjo humbje ka qenë ‘kapaku’ i vendimit për ta shkarkuar ish-lojtarin e Milanit dhe Lazios. 48-vjeçari mbyll kështu aventurën e tij tek Monza pas vetëm 20 ndeshjesh.
Kujtojmë që më herët, Nesta ka drejtuar ekipe si Miami FC në SHBA. Teksa më vonë u kthye në Itali, për të marrë drejtimin e Perugia, Frosinone dhe ekipin të Reggiana. Flitet se me shumë gjasa në stol do të ulet Salvatore Bochetti.