TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
Shqipëria do të kërkojë suksesin ndaj Suedisë pas zhgënjimit në miqësore ndaj Kilit. Përballja që do të luhet në “Friends Arena” është e gjashta mes të dyja skuadrave, si dhe miqësorja e dytë.
Sipas marrëveshjes mes dy federatave ky takim do të luhet në stadiumin “në stadiumin “Friends Arena”, në Stokholm, nesër, duke nisur nga ora 19:00.
Kjo është ndeshja e gjashtë në histori mes këtyre dy përfaqësueseve, ndër të cilat katër sfida kanë qenë të vlefshme për kualifikueset e Kampionatit Botëror, ndërsa dy të tjerat ndeshje miqësore.
Ndërkaq, Shqipëria do të zhvillojë edhe një tjetër miqësore gjatë muajit mars, teksa në ditët në vijim, Departamenti i Komunikimit në FSHF do të publikojë edhe emrin e kundërshtarit, vendin dhe orën e takimit.
Këto dy ndeshje miqësore janë në kuadër të përgatitjeve të Kombëtares për Europianin “Gjermani 2024”, ku trajneri Silvinjo do të ketë mundësinë që të testojë lojtarët dhe ekipin kuqezi pas thuajse 4 muajsh nga ndeshja e fundit.
Për herë të parë, kuqezinjtë janë përballur me skandinavët më 5 nëntor 1988 në kualifikueset e Kupës së Botës, ku u mundën në shtëpi 2-1. Në sfidën e kthimit më 8 tetor 1989, skandinavët fituan 3-1.
Më 18 shkurt të 2004-ës, Shqipëria ka marrë fitoren e vetme ndaj suedezëve në miqësore me rezultatin 2-1. 4 vite më pas, sfida e vlefshme për kualifikueset e Botërorit 2010 përfundoi në barazim pa gola.
Përballja e fundit mes të dyja ekipeve u luajt më 14 tetor 2009 në Stokholm me vendasit që fituan 4-1 në kualifikueset e Kupës së Botës. Skandinavet kanë shënuar 10 herë kundër kuqezinjve, që në 5 takime kanë realizuar 5 gola.
Kjo është sfida e dytë e muajit mars e kuqezinjve që po përgatiten për europianin Gjermani 2024.