TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.

Nga shumë kush konsiderohet, si një prej talenteve më të mëdha, që ka prodhuar ndodnjë futbolli shqiptar. Bëhet fjalë për “bomberin” e Chelsea, Armando Broja, i cili pas rikuperimeve nga dëmtimet ka filluar të kthehet në një protagonist te “Blutë e Londrës”, ku i mungon vetëm gjetja e rrugës së rrjetës.
Mirëpo, nëse te Chelsea nuk po fiton shumë minuta, në fushën e blertë të tjera klube, po me histori në futbollin evropian janë të gatshme, të plotësojnë kushtet e 22-vjeçarit e madje, që në merkaton e dimrit, dhe e vetmja gjë çka duhet të bëjnë është të bindin, klubin e Chelsea për ta lënë të lirë, talentin nga Malësia e Madhe.
Chelsea ka patur goxha kërkesa për ta lënë Brojën të largohet nga “Stamford Bridge”, madje, që në muajin janar, me klube si Ëest Ham e Milan, që e shohin “legjionarin”, si “shpëtimin” e tyre, në majën e sulmit, por duket se “gjigantët” e Londrës, nuk kanë ndërmend të heqin dorë kollaj, nga një lojtar me potencialin e tij.
Sipas raportimeve më të fundit, të mediave pranë klubit të Chelsea, drejtuesit e këtyre të fundit dhe vetë tekniku Pochettino, i cili duhet theksuar se është një tifoz i “zjarrtë” i Brojës kanë takuar menjëherë, një takim me 22-vjeçarin, për ta bindur, të qëndrojë te “Blutë”, të paktën deri në merkaton e verës së ardhshme, me “strategu” argjentinas, që duket të jetë i gatshëm t’i ofrojë më shumë minuta sulmuesit “kuqezi”, duke marrë parasysh edhe paraqitjet e dobta që senegalezi, Nicolas Jackson ka zhvilluar në fushën e blertë.
Në krahun tjetër, transferimi i “bomberi” nigerian, Viktor Osimhen në janar, duket gjithashtu shumë e vështirë, por edhe nëse kjo gjë ndodh, ai do të largohet për të luajtur në Kupën e Afrikës me Nigerinë për të paktën një muaj dhe e njëjta gjë vlen e për Jackson, duke e lënë klubin me vetëm 2 opsione në sulm, Christopher Nkunku e Armando Broja, mirëpo francezi është i dëmtuar, kështu që sulmuesi shqiptar mbetet i vetmi opsion për teknikun Pochettino.
Ndërkaq, sipas raportimeve, më të fundit, të tabloideve britanike, për Brojën kanë dalë nga gara skuadrat e Fulham e Torino, me “londinezët”, që janë tërhequr, pas refuzimit absolut të Chelsea, ndërsa “Demat” e Torino e kanë shumë të vështirë të bindin Chelsea-n, për ta lënë të lirë, 22-vjeçarin