SPORT, 8 Gusht 2022, 14:44

Në Turqi e bëjnë të kryer, Visar Bekaj i Tiranës me ekip të ri

Në Turqi e bëjnë të kryer, Visar Bekaj i Tiranës me

Visar Bekaj ka edhe një vit kontratë me Tiranën, por në Turqi e bëjnë fakt të kryer transferimin drejt klubit të Manisa.

Aty luajnë disa shqiptarë, si Grezda dhe Domgjoni, dhe thuhet se është arritur marrëveshja edhe me Bekajn.

Sipas “Yeni Asir”, ditën e sotme pritet që të mbyllet transferimi i portierit nga Tirana te klubi i ligës së dytë turke.