SPORT, 11 Qershor 2022, 15:56

Në pritje të Di Marias, Juventusi vlerëson alternativat nga Berardi te Zaniolo

Në pritje të Di Marias, Juventusi vlerëson alternativat nga

Ndërsa Juventusi pret të kuptojë se cila do të jetë përgjigja e Angel Di Marias, drejtuesit nuk kanë në plan të qëndrojnë duarkryq pasi kanë vendosur të shqyrtojnë çdo alternativë të mundshme.

Sipas “Tuttosport”, një pistë është ajo që të çon te Domeniko Berardi edhe nëse vlerësimi i bërë nga Sassuolo prej 30-35 milionë eurosh është i frikshëm.

Emri tjetër i njohur prej disa kohësh është ai i Nikolo Zaniolo , por edhe në këtë rast Roma nuk dëshiron të zbresë nga 50 milionë euro.

Po ashtu pëlqehet edhe Christian Pulisic i Çelsit, si dhe Filip Kostic i Eintracht Frankfurt mbeten në radar, për të tentuar transferimin në “Allianz Stadium”.

Edhe Mykhaylo Mudryk i Shakhtar Donetsk është ndjekur drejtpërdrejt nga vëzhguesit e “Zonjës së Vjetër” në fitoren e Ukrainës ndaj Irlandës ditën e mërkurë, teksa mbetet të shikohet se cila do të jetë zgjedhja e Juventusit në raste se pista Di Maria nuk realizohet.