TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.

Endri Çekiçi ka firmosur me skuadrën e re. Mesfushori shqiptar ka kaluar në radhët e Adanaspor, skuadër kjo që luan në kategorinë e dytë turke.
Te Adanaspor ai do të gjejë edhe Cikalleshin, me këtë të fundit që iu bashkua kësaj skuadre pak ditë më parë.
Çekiçi e njeh mirë Turqinë, pasi më herët është aktivizuar te Ankaragucu dhe Konyaspor, sakaq së fundmi ka kontribuar për Pendikspor. Debutimi i tij me fanellën e Adanaspor mund të vijë ndaj Erokspor, me 18 janar.