SPORT, 12 Qershor 2022, 17:01

Në Itali e bëjnë të sigurt, zëvendësuesi i Perisiçit një hap larg zyrtarizimit tek Interi

Në Itali e bëjnë të sigurt, zëvendësuesi i

Interi duket se e ka përzgjedhur tashmë zëvendësuesin e Perisiç, me zikaltërit që duken shumë pranë arritjes së marrëveshjes me Kaljarin për transferimin e Raul Bellanovës.

Sipas raportimeve nga “Tuttomercato.web”, 22-vjeçari do të zyrtarizohet së shpejti si futbollisti me i ri i Interit, me italianin i cili do të konkurrojë gjermanin Gosens për vendin e lënë bosh nga Ivan Perisiç.

Bellanova do të transferohet te zikaltërit për një shumë prej 8 milionë eurosh dhe do të firmosë një kontratë 5-vjeçare me klubin.