SPORT, 25 Nëntor 2023, 21:44

Në formë të shkëlqyer, sulmuesi shqiptar që pret një ftesë nga Silvinjo drejt transferimit tek Hajdukut i Splitit

Në formë të shkëlqyer, sulmuesi shqiptar që pret

Sulmuesi Arbër Hoxha, i cili së fundmi është pajisur me pasaportë shqiptare dhe është në pritje të një ftesë nga Kombëtarja kuqezi, ka përfunduar në “radarin” e Hajdukut të Splitit. 

Hoxha po zhvillon një sezon fantastik me skuadrën e Slaven Belupos, duke zgjuar interesimin e gjigandit kroat, Hajduk Split.  

Sipas Index.hr, drejtori sportiv i Hajdukut, ka ndjekur drejtpërdrejt ndeshjen ndërmjet Lokomotivas dhe Slaven Belupo, ku Hoxha arriti të gjente rrugën e rrjetës, duke bindur plotësisht.  

“Hajduk ka ndjekur yllin shqiptarë gjatë gjysmëvitit të fundit. Arbër Hoxha ka shkëlqyer ndaj klubeve më të mëdha kroate sezonin e kaluar”, ka shkruar media kroate. 

Nëntë herë kampionët e Kroacisë mund të tentojnë transferimin e 25-vjeçarit gjatë merkatos së janarit. Hoxha këtë sezon ka shënuar 5 gola si dhe ka dhënë 3 asiste në 17 ndeshje. Sulmuesi shqiptar ka kontratë deri në verën e vitit 2027 me Slaven Belupon, e cila do të përfitojë një shifër të kënaqshme nga shitja e sulmuesit.