TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.

Andre Onana ishte një ndër mysafirët e veçantë në Inter-Cagliari. Kamerunasi përfitoi të ndiqte nga afër ish-shokët e skuadrës, të cilët do të jenë kampionët e ardhshëm të Italisë. Gjatë edicionit të kaluar, Onana fitoi Kupën dhe Superkupën, dhe mbërriti deri në finalen e Champions League me zikaltrit.
Ngjyra me të cilat ka mbetur shumë i lidhur, pavarësisht se gjatë verës u transferua te Manchester United në ishull. “Interi mbetet një familje për mua, doja të isha prezent në këtë moment historik. Përshëndes tifozët. Ne kemi qenë gjithmonë një grup i bashkuar. Jam shumë i kënaqur me ecurinë e skuadrës, bravo të gjithëve.
Javën e ardhshme nuk mund të jem, thjesht përfitova nga një ditë pushimi dhe erdha në ‘San Siro’. Dua të përgëzoj skuadrën. Kalimi tek United? Jo, nuk jam i penduar. Jam i lumtur aty ku ndodhem, gjithashtu jam i lumtur për Interin. Një skuadër fantastike, djem shumë të mirë dhe trajner i mrekullueshëm. U përshëndeta me të gjithë, ky moment që po kalon Interi është emocionues edhe për mua”, theksoi portieri 28-vjeçar.