SPORT, 26 Shkurt 2024, 15:36

Ndodh dhe kjo! Në Katar presidenti i klubit zbret në fushë dhe i kërkon sqarime arbitrit

Ndodh dhe kjo! Në Katar presidenti i klubit zbret në fushë dhe i

Takimi mes Al-Wakrah Club dhe Al-Sadd, nga liga e Katarit, është shënuar nga një moment i pazakontë.

I pakënaqur me arbitrimin, në këtë rast dha një penallti në favor të Al-Sadd-it, Sheikh Khalifa bin Hassan Al-Thani, president i klubit Al-Wakrah, hyri në fushë për të protestuar ndaj gjyqtarit, duke çuar në ndërprerjen e ndeshjes.

Drejtuesi i skuadrës nga Katari gjithashtu u përpoq t’i bindte lojtarët e tij që të largoheshin nga fusha e lojës. Ja që ndodh edhe kështu!