SPORT, 12 Shkurt 2025, 15:03

Ndizet rrjeti, i kujtojnë deklaratën Aguerros: Do këpus...

Ndizet rrjeti, i kujtojnë deklaratën Aguerros: Do këpus...

Real Madrid i befasoi të gjithë mbrëmë, kur në 10 minutat e fundit përmbysi rezultatin kundër Sitit. Këto të fundit po fitonin 2-1 në Champions, megjithatë u dorëzuan para golave të Brahim Diaz dhe Bellingam.

Aguerro, ish-lojtari i Sitit, ka qenë në qendër të vëmendjes pas vërshëllimës së fundit. Kjo për shkak të deklaratës që bëri para ndeshjes.

“Real Madrid nuk mund të mposhtë Sitin, nëse e bëjnë atëherë unë do të pres testikujt”, u shpreh Aguerro.

I gjithë rrjeti është ndezur me këtë deklaratë. Sigurisht që nuk kanë munguar memet me ish-lojtarin. Një prej tyre e tregon nga dhoma e spitalit ku ka qenë për arsye shëndetësore më parë.