TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.

Oligarku rus i sanksionuar Roman Abramovich mund t’i detyrohet Mbretërisë së Bashkuar deri në 1 miliard paund pas një përpjekjeje të dështuar për të shmangur taksën mbi investimet që ai ka bërë për të ndihmuar skuadrën e Chelsea, raporton BBC.
Dokumentet e zbuluara tregojnë se investimet me vlerë 6 miliardë dollarë (4.7 miliardë paund) u transferuan përmes kompanive në Ishujt e Virgjër Britanikë. Por provat sugjerojnë se ato janë menaxhuar nga Britania e Madhe, kështu që duhet të ishin tatuar atje.
Disa nga paratë që financuan Chelsea FC kur Abramovich e zotëronte atë, mund të gjurmohen në kompanitë e përfshira në skemë.
Avokatët e oligarkut thanë se ai “gjithmonë ka marrë këshilla të pavarura profesionale tatimore dhe ligjore” dhe “veproi në përputhje me ato këshillë”.
Abramovich, i cili tani thuhet se e ndan kohën e tij midis Stambollit, Tel Avivit dhe resortit rus të Soçit – mohon të ketë dijeni ose të jetë personalisht përgjegjës për ndonjë taksë të papaguar.
Joe Powell, një deputet laburist që drejton një grup parlamentar për tatimet, i bëri thirrje Autoritetit të Taksave dhe Doganave që “urgjentisht” të hetojnë rastin për të rikuperuar ato që mund të jenë “sasi shumë të konsiderueshme parash që mund të investohen në shërbimet publike”. Në qendër të skemës ishte Eugene Shvidler, një ish-drejtor i Chelsea FC dhe një biznesmen miliarder, i cili aktualisht po sfidon vendimin e qeverisë së Mbretërisë së Bashkuar për ta sanksionuar atë për lidhjet e tij të ngushta me Abramovich.