TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.

Kombëtarja Shpresa do të luajë dy takime miqësore këtë muaj kundër Greqisë dhe Luksemburgut. Ekipi i Alban Bushit do të fillojë në datën 16 përgatitjet dhe këto ditë do të shpallë edhe listën e lojtarëve që do të grumbullojë.
Ndërkohë, një emër është zyrtarizuar nga vetë klubi ukrainas, ku Ermir Rashica ka marrë një ftesë nga trajneri i Kombëtares U-21. Ish-sulmuesi i Skënderbeut i cili u transferua një muaj më parë te Metalist, do të jetë nën urdhrat e trajnerit Bushi.
Ky i fundit pak kohë më parë rinovoi edhe kontratën me FSHFnë dhe do të jetë në drejtim deri në fund të vitit 2026. Sa u përket takimeve, më 21 mars Shpresat do të sfidojnë Greqinë, me takimin që do të luhet në “Serres Municipal Stadium”, në orën 16:00, 80 kilometra larg Selanikut.