SPORT, 6 Janar 2024, 21:37

Ndeshjet e “Abissnet Superiore”, Duka: Jemi të hapur për bashkëpunimin me RTSH-në

Ndeshjet e “Abissnet Superiore”, Duka: Jemi të hapur për

Federata Shqiptare e Futbollit po shikon mundësinë e bashkëpunimit me RTSH-në, kanalin publik televiziv për të transmetuar ndeshjet e “Abissnet Superiore”.

Sipas gazetës Tema, kreu i FSHF-së, Armand Duka, është shprehur i gatshëm që të shohë bashkëpunime të reja, duke shprehur gatishmërinë për të bashkëpunuar sërish me RTSH-në.

Në një prononcim për televizionin publik Duka u shpreh.

"Ne jemi të hapur për bashkëpunim, jo vetëm me RTSH, por me të gjithë faktorët apo aktorët e tjera për të krijuar atmosferën pozitive të futbollit”.

Më 28 gusht 2023, Federata Shqiptare e Futbollit firmosi marrëveshjen me televizionin MCN, për të transmetuar kampionatin Kategoria Superiore, Kategoria e Parë, si edhe të Kupën e Shqipërisë dhe Superkupën e Shqipërisë.