SPORT, 26 Dhjetor 2023, 23:30

Ndeshje me dy tablo. Junajtid merr tri pikë me një përmbysje “të çmendur” ndaj Aston Vilës, Garnaço bën heroin

Ndeshje me dy tablo. Junajtid merr tri pikë me një përmbysje

Mançester Junjatid mbetet një skuadër që të bën me zemër, pasi luhatjet brenda një ndeshje janë të frikshme për të besuarit e trajnerit Erik ten Hag.

Junajtid mori një fitore me përmbysje ndaj Aston Vilës në shifrat 3-2 dhe tani shkojnë në kuotën e 31 pikëve. Ndërsa skuadra e drejtuar nga Unai Emeri mbetet e treta me 39 pikë, duke mos  ndjekur hapin e Liverpulit kryesues.

Ndeshje me dy tablo dhe me bollëk golash. Pjesa e parë foli për Aston Vilën që shënoi dy gola, ku shfrytëzoi gabimet e portierit Onana dhe mbrojtjes së Junajtid. MkGin shënoi në minutën e 21-të dhe pesë minuta më vonë Dendonker dyfishoi për miqtë. Në shifrat 0-2 u mbyll pjesa e parë më “Old Trafford”.

Pjesa e dytë nisi “zjarr” për të besuarit e trajnerit Erik Ten Hag, ku protagonist është argjentinasi Alejandro Granço.

19-vjeçari e gjeti rrugën e rrjetës që në minutën e48-të, por u anulua për pozicion jashtë loje. Por në të 59-ën Garnaço ngushton shifrat në 1-2 dhe në të 71-ën argjentinasi shënon golin e dytë personal dhe barazon rezultatin në 2-2.

Në minutën e 82-të vjen përmbysja “e çmendur” e Junajtid, ku Hojlund shënon golin e tretë për “djajtë e kuq”.

MAN. JUNAJTID 3-2 ASTON VILA

Garnaço 59′, 71′ , Hojlund 82’/ MekGin 21′, Dendonker 26′.