TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.

Ndeshje dramatike me 5 gola! Milani rrëmbeu 3 pikë dramatike në transfertë ndaj Udinezes, në përballjen që i pati të gjitha. Kuqezinjtë arritën të përmbysnin bardhezinjtë në minutat e fundit, falë golave të Joviç dhe Okafor, të cilët u hodhën në fushë nga trajneri Pioli në pjesën e dytë. Duket se trajneri kuqezi i qëlloi zëvendësimet, duke dalë në fund të sfidës me 3 pikë të arta.
Loftus-Çik ishte ai që hapi sfidën në minutën e 31-të, ndërkohë që Samarxhiç vendosi baraspeshën në minutën e 42-të. Në pjesën e dytë Udineze përmbysi shifrat me Thauvin, i cili tundi rrjetën në minutën e 62-të.
Milani nuk u dorëzua, duke përmbysur sërish duelin falë golave të Joviç dhe Okafor në minutat 83 dhe 90+3. Falë këtij triumfi Milani u ngjit në kuotën e 45 pikëve, 4 më pak se Juventusi i vendit të dytë. Sfidën e radhës Milani e luan në shtëpi ndaj Bolonjës.
FT: UDINEZE-MILAN 2-3
Samarxhiç 42′, Thauvin 62′ / Loftus-Çik 31′, Joviç 83′, Okafor 90+3′.