TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.

Duel dramatik u regjistrua në Premier Ligës mes Brenfordit të Tomas Strakoshës dhe Mançester Junajtid që përfundoi me shifrat 1-1. Një sfidë që zgjati plot 105 minuta, ndërkohë që dy golat e shënuar ishin emocion më vetë.
Junajtid gjeti avantazhi në minutën e 90+6 me anë të Maunt, duke çuar peshë zemrat e “djajve të kuq”. Kur të gjithë menduan se triumfi do t’i përkiste skuadrës së Ten Hag, vendasit nuk u dorëzuan duke gjetur baraspeshën me anë të Ajer, i cili shënoi në minutën e 90+9, duke i hequr triumfin nga dora Junajtidit.
Për sa i përket Tomas Strakoshës, portieri i Kombëtares shqiptare e ndoqi nga stoli këtë duel emocionues.