TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.

Thiago Motta, trajneri i Juventusit doli në konferencë para ndeshjes ndaj Milanit.
“Ne duam të qëndrojmë në zonën e Champions League, nesër kemi një mundësi të madhe kundër një ekipi të madh si Milani – shpjegoi trajneri në konferencën për shtyp – Do të kërkojmë fitoren, edhe nëse mungojnë dhe shumë ndeshje. Do të kërkojmë fitoren që në minutën e parë”.
Për Kolo Muanin: “Jam shumë i lumtur me ardhjen e tij, një lojtar interesant për ne në momentin që presim dokumentet për transferimin e tij dhe nëse gjithçka është në rregull nesër ai do të jetë me grupin, përndryshe do të duhet të presim ndeshjen e radhës”.
Për formacionin për Juve-Milan: “Vlahovic është rikuperuar. Conceiçao nuk është Cambiaso dhe Di Gregorio do të luajë”.