TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.

Të hënën, Interi do të luajë në San Siro kundër Empolit me synimin për të marrë tre pikët të cilat do t’i afronin gjithnjë e më shumë drejt skudetos së 20-të.
Trajneri zikaltër nuk lejon rënie të vigjilencës, dëshira është të sjellë në shtëpi 3 pikët. Ndoshta, nëse gjërat shkojnë mirë, matematika mund t’i lejojë të festojnë në derbin kundër Milanit të planifikuar për 22 Prill.
Për t’u vlerësuar mbetet situata e portierit Yan Sommer, i cili u dëmtua gjatë impenjimit me kombëtaren e Zvicrës. Gjithsesi, tekniku Inzaghi mund të vendosë që të mos rrezikojë shumë, duke mos e aktivizuar.