TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
Skena shokuese u shfaqën në ndeshjen e FA Cup mes West Brom dhe Wolves pasi tifozeritë e të dyja klubeve u përfshin në një përleshje masive, duke bërë që të ndërpritet ndeshja për disa minuta.
Këto dy skuadra u takuan sot në kuadër të rrethit të katërt në kuadër të FA Cup.
Wolves po avanconte me një rezultat komod prej 2-0 falë golave nga Pedro Neto dhe Matheus Cunha.
Gjithçka nisi në momentin kur u shënua goli i dytë pasi tifozët e Wolves u munduan që t’i provokojnë ata të ekipit vendas. Policia u përpoq që të intervenojë, por sidoqoftë situata doli jashtë kontrollit.
Komentatori i ndeshjes tha se ai nuk kishte parë skena të tilla në Angli që një kohë të gjatë dhe u mundua ta largojë vëmendjen nga ato skena, duke refuzuar që të flas për atë që realisht po ndodhte në fushë.
Në stadium më pas në një ekran gjigand u shfaq mesazhi: “Ju lutem rikthehuni në ulëset e juaja. Hyrja brenda fushës së lojës është një krim”.
Pasi ndeshja u ndërpre për disa minuta, vendimi u mor që dy skuadrat të riktheheshin përsëri për të zhvilluar ndeshjen aty ku mbeti.
Absolutely Pandemonium At The West Brom Wolves Game, Fans On The Pitch, Fighting In The Stands, It’s Gone Off, And The Police Are Struggling To Get Control Here. pic.twitter.com/EcHxWoHLSG
— Fid (@UpNorthFiddy) January 28, 2024