TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.

Pati një moment dobësie, por reagoi shpejt. Nikola Jokiç nuk vonoi të tregonte sërish veten dhe të jepte kontributin për Denverin, dhe këtë e bëri me një tjetër “tripëll dabëll”.
U desh i gjithë përkushtimi i kapitenit që përballja në fushën e Sakramentos të fitohej, ndonëse në mënyrën më të vështirë të mundshme. Rezultati në fund ishte 130-129, ndërsa Jokiç realizoi 20 pikë, kapi 14 topa në tabela dhe shërbeu 13 asistë.
Ky ishte “tripëll dabëlli” i 9-të i sezonit për basketbollistin serb, që është më I miri këtë vit në këtë renditje.
Padyshim, që lojtari qendër vazhdon të kryesojë klasifikimin për më të mirin e edicionit, pavarësisht konkurrencës së ashpër nga Xhejzën Tatëm, Janis Adetokumbo, Entoni Dejvis apo Luka Donçiç.
Në renditjen e tripëll dabëllave për të gjitha kohët në NBA, Jokiç la pas legjendën e Lejkërsave, Mexhik Xhonson, duke pasur 139 gjithsej ndaj 138 të gjigandit të viteve 70-të e 80-të të shekullit të kaluar. Denveri është në vendin e pestë në Konferencën Perëndimore, me 14 fitore e 10 humbje, por shumë pranë vendit të dytë. Ndeshja në Sakramento, ndërkaq, u fitua nga një kosh I realizuar nga Xhamal Marrej tetë sekonda para fundit.