SPORT, 18 Dhjetor 2023, 19:22

Natë speciale, rikthehen pasaportat diplomatike për futbollistët e kombëtares

Natë speciale, rikthehen pasaportat diplomatike për futbollistët

Kryeministri Edi Rama, u ka dorëzuar lojtarëve të kombëtares pasaportat diplomatike pasi ato të dhëna pas kualifikimit në Euro 2016, u kishte përfunduar afati 5 vjeçar në vitin 2021.

Për t’i dorëzuar pasaportat diplomatike lojtarëve të kombëtares shqiptare, Rama ftoi në skenë ish-kapitenin Elseid Hysaj.

Po ashtu së bashku me presidentin Bajram Begajn, i ka dorëzuar trajnerit brazilian shtetësinë shqiptare.