SPORT, 9 Janar 2024, 16:24

Napoli bën përpjekjen e fundit për rinovim, Zielinski e refuzon dhe dëshiron Interin

Napoli bën përpjekjen e fundit për rinovim, Zielinski e refuzon

Napoli ka bërë një tjetër përpjekje me Piotr Zielinski, duke i ofruar një kontratë të re, por mesfushori polak e ka refuzuar teksa pret një transferim tek Interi në verë

29-vjeçari ishte pranë një kalimi te Al Hilal gjatë merkatos së verës, por në fund vendosi të qëndronte edhe për një sezon te Napoli. Kontrata e tij aktuale skadon në fund të këtij sezoni.

Napoli nuk dëshiron të humbasë Zielinski në një transferim me parametra zero dhe i ofroi atij një kontratë 3-vjeçare me vlerë rreth 5 milionë euro në sezon, por ai e refuzoi. Së fundmi, ai është shumë i lidhur me një transferim tek Interi dhe refuzimin e rinovimit me Napolin po e bën për shkak se dëshiron të vishet zikaltër.