TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.

Roma ka marrë një fitore shumë të rëndësishme për moralin në miqësoren ndaj Totenhem, një skuadër e cila këtë vit kërkon të bëhet pjesë e grupit të pretendentëve për trofe në Angli.
Por mbi të gjitha, Murinjo ka marrë përgjigjet e para që kërkonte nga Dibala, padyshim afirmim më i bujshëm i skuadrës së tij gjatë kësaj vere.
Argjentinasi nuk gjeti rrjetën, edhe pse kishte një mundësi të artë pak minuta pas startit të sfidës me një gjuajtje të dyfishtë që u bllokua nga kundërshtarët. Por ai ishte lojtari i cili harkoi nga goditja e këndit për golin e Ibanjez (29'), që i dha avantazhin Romës e cila u shfaq shumë kërkuese.
Pjesa e dytë foli për Totenhemin e Kontes, që udhëzoi skuadrën e tij të dilte në sulm. Por Roma i reziston ofensivës deri në fund dhe mori në fitore të mirë për moralin pak javë para fillimit të edicionit të ri.