TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.

Erling Haaland do të ndryshojë ambient në vitin 2025.
Ky është lajmi i bujshëm që publikon “Mundo Deportivo”, që e jep të sigurt se norvegjezi do të transferohet te Barcelona.
Edhe pse pjesa më e madhe e priste Haaland në Madrid, “Mundo Deportivo”, thekson se Barça do të rritet financiarisht vitin e ardhshëm dhe do të ketë mundësinë për të shpenzuar për një lojtar si 23-vjeçari.
Në këtë formë, Barcelona do t’i kundërpërgjigjej Realit që është shumë pranë firmës me Kylian Mbappe, për të nisur kështu një tjetër rivalitet si ai i periudhës mes Cristiano Ronaldos dhe Lionel Messi.
Mbetet për t’u parë se si do të zhvillohet ky lajm i merkatos me Manchester Cityn që nga ana e saj do të tentojë të rezistojë për një lojtar që ëshë shndërruar në një element thelbësor për lojën e Pep Guardiolës.