SPORT, 25 Shkurt 2024, 18:53

Muçi realizon golin e parë me Beshiktashin, një perlë e vërtetë (VIDEO)

Muçi realizon golin e parë me Beshiktashin, një perlë e

Ernest Muçi ka gjetur golin e parë me Beshiktashin në Turqi, duke i shënuar skuadrës së Istanbulsporit. Në minutën e 54’ të takimit, sulmuesi i Kombëtares shqiptare lëshoi një predhë nga jashtë zone, me portierin që e kishte të pamundur ta kapte.

Futbollisti i kombëtares mori një pasim Gedson Fernandes në minutën e 54, me 23-vjeçarin që nuk u mendua dy herë, por goditi tokazi nga distanca duke e nxjerrë nga loja portierin kundërshtar.

Për momentin, Besiktas po fiton me shifrat 0-2 ndaj Istanbluspor teksa në lojë për gjigandët turq është edhe Milot Rashica.