SPORT, 16 Dhjetor 2023, 20:57

Moviola/ Juves i mungon një penallti, habi pse VAR-i neglizhoi dy momente

Moviola/ Juves i mungon një penallti, habi pse VAR-i neglizhoi dy momente

Sërish protesta nga ana e Juventusit për arbitrimin dhe sërish një habi e madhe pse VAR-i vazhdon që të mos futet në aksion, sidomos kur bëhet fjalë për momentet e kontestuara nga bardhezinjtë, duke nisur që nga sfida e barazuam 1-1 me Interin, 1 muaj më parë.

Edhe dje në “Marasi” protestat nuk reshtën. Nëse ishte korrekt vendimi për penalltinë e fituar nga Kieza në të 28-ën, ku portieri e shtrin me forcë juventinin, në të 54-ën, kur rezultati ishte 1-1, sheh një top të prekur me krahun e hapur lart nga Matia Bani.

Arbitri dhe VAR-i në mënyrë absurde lejojnë avantazhin e lojës, ndonëse në këtë rast rregullorja thotë se duhej të ishte penallti.

Protesta të Juves edhe në të 90-ën, kur Malinovski hyn qartë në sparkatë për të dëmtuar Jilldëzin, por në vend të së kuqes neto, shpëton me një të verdhë dhe VAR-i nuk korrigjon vendimin e Davide Masës nga fusha.