TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.

Serxho Ramos ka qenë një ndër protagonistët negativë të disfatës së Seviljes në kampionat përballë Real Sociedad, ku andaluzët u mundën me shifrat 2-1. Ekipi i Seviljes u ndëshkua me dy kartonë të kuq në minutën e 88-të, kur Serxho Ramos dhe Hesus Navas dolën nga fusha e lojës duke lënë ekipin me 9 lojtarë.
Për Ramos, ky ishte kartoni i kuq i 30 në karrierën e tij. Por ishte më i veçantë nga të tjerët. Ashtu siç i ndodhi në sezonin e kaluar Tauiant Xhakës, mbrojtësi pa t’i tregohej karton i kuq dy herë brenda pak minutash.
Atij fillimisht iu tregua kartoni i kuq pasi kishte marrë të dytin e verdhë. Dhe ndërsa Ramos po bëhej gati të largohej nga fusha, gjyqtari i ftuar nga VAR të shikonte edhe një herë ndërhyrjen, pasi pa pamjet vendosi të anulonte kartonin e dytë të verdhë, duke i treguar direkt të kuqin.