SPORT, 9 Gusht 2022, 20:58

Monza e pandalshme në merkato, merr ish-sulmuesin e Milanit

Monza e pandalshme në merkato, merr ish-sulmuesin e Milanit

Monza nuk ndalet në merkato. Pas ngjitjes në Serinë A, ajo ka bërë shumë afrime dhe i fundit është ai i Andrea Petagna.

Klubi i Berluskonit do ta huazojë për 2.5 milionë euro nga Napoli, ndërkohë që ka në marrëveshje klauzolë që e detyron ta blejë.

Dhjetë milionë euro duhet të paguajë Monza në fund të sezonit, ndërkohë që edhe 1.5 milionë të tjera janë parashikuar në formë bonusesh.