TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.

Një moment epik po bën xhiron e rrjetit. Bëhet fjalë për sfidën e Ligës së Dytë turke mes Sakaryaspor-Goztepe që përfundoi me rezultatin 1-2 për skuadrën mike.
Ndeshja ishte 0-2 në momentin që ndodhi një episod mjaft i veçantë dhe gazmor. Portieri i Goztepe, po vononte lojën në minutat e fundit të ndeshjes dhe po mbante topin në dorë. Në momentin që e uli topin në tokë, Kasongo, po qëndronte pas tij, në mënyrë surprizuese i del para dhe i rrëmben topin, duke e dërguar në rrjetë.
Vlen të theksohet fakti se Sakaryaspor është ekipi ku aktivizohet Odise Roshi. Fieraku ishte titullar në këtë sfidë dhe luajti 46 minuta, pa arritur të linte gjurmë.