TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.

“Ai është një nga lojtarët më të mirë në botë. Në fushë bën çdo gjë me shumë lehtësi. Kjo është diçka që e kam parë rrallë”.
Në një deklaratë të dhënë dje për “Telefoot”, Luka Modriç lavdëroi Kilie Mbape, kundërshtarin e tij në Ligën së Kombeve dhe njëkohësisht shokun e tij të skuadrës në Real Madrid.
“Përpos rezultatit apo faktit që e kisha kundër, ajo që më ka bërë më tepër përshtypje është personaliteti i Mbapesë. Ai është një djalë i jashtëzakonshëm, shumë i përulur, gjithmonë i gatshëm për të bërë shaka.
Jam i sigurt se ai do të jetë ndër favoritët për të fituar jo një, por disa ‘Topa të Artë’”, deklaroi kroati 41-vjeçar.