SPORT, 10 Dhjetor 2023, 19:17

Mirlind Daku kthehet protagonist në Rusi, sulmuesi i Kombëtares shqiptare gjen rrjetën në kampionat

Mirlind Daku kthehet protagonist në Rusi, sulmuesi i Kombëtares

Mirlind Daku është kthyer në protagonist në kampionatin rus, ku gjeti rrugën e rrjetës përballë Baltikës.

Në minutën e 6’  të takimit, sulmuesi i Kombëtares shqiptare kontrolli mjaft mirë një top të gjatë dhe brenda zonës nuk gaboi, duke lënë pas dy mbrojtësit kundërshtarë.

Ky është goli i tretë që Daku shënon për Rubin Kazanin që pas transferimit të tij këtë verë në Rusi.