SPORT, 21 Mars 2024, 09:24

Miqësorja Shqipëri-Kili, FSHF me njoftim zyrtar: Biletat mund të blihen edhe në biletaritë fizike! Ja kur do të nisë shitja

Miqësorja Shqipëri-Kili, FSHF me njoftim zyrtar: Biletat mund të

Federata Shqiptare e Futbollit ka njoftuar se biletat për miqësoren Shqipëri-Kili që do të zhvillohet ditën e nesërme (22 mars) në stadiumin “Ennio Tardini”, do të shiten edhe në biletaritë fizike.

Shitja e biletave pranë stadiumit “Ennio Tardini” nis të enjten (21 mars) prej orës 15:00 deri ditën e ndeshjes në orën 20:30.

Gjithashtu mund të gjendet edhe ne pikat e autorizuara të ticketone në Itali, si edhe online.

Njoftimi i FSHF:

Federata Shqiptare e Futbollit

Njoftim për biletat e Shqipëri- Kili

Biletat e miqësores së 22 marsit do të shiten edhe në biletaritë fizike pranë stadiumit “Ennio Tardini”.

Shitja nis të enjten prej orës 15:00, deri ditën e ndeshjes në orën 20:30.

mund t’i blini gjithashtu në të gjitha pikat e autorizuara të Ticketonenë Itali dhe online në sport.ticketone.it.