SPORT, 13 Mars 2024, 13:28

Miqësorja me Shqipërinë, trajneri i Suedisë publikon listën me lojtarët e përzgjedhur

Miqësorja me Shqipërinë, trajneri i Suedisë publikon

Trajneri i Suedisë, Xhon Dahl Tomason ka publikuar listën e lojtarëve për dy miqësoret kundër Portugalisë (21 mars) dhe Shqipërisë (25 mars).

47-vjeçari ka ftuar 26 futbollistë për takimet ndaj luzitanëve dhe kuqezinjve të Silvinjos.

Dueli Suedi-Shqipëri është programuar për të hënën e 25 marsit në “Friends Arena” të Stokholmit, duke nisur në orën 19:00.

Së shpejti pritet të publikohet dhe lista e Silvinjos për dy miqësoret në kuadër të përgatitjeve të Euro 2024.