SPORT, 23 Mars 2024, 23:12

Miqësore spektakolare dhe gol historik, Gjermania i jep “leksion” Francës

Miqësore spektakolare dhe gol historik, Gjermania i jep

Gjermania e Julian Nagelsman mposhti Francën me rezultatin me një miqësore spektakolare, ku u shënua edhe goli më i shpejt në historinë e Gjermanisë, që mban firmën e Virc. Vetëm 7 sekonda i mjaftuan talentit të Leverkusen për të zhbllokuar sfidë, ndërkohë që Haverc, dyfishoi shifrat në minutën e 49-të. 

Pavarësisht përpjekjeve, “Gjelat” nuk arritën të gjenin golin në këtë duel. Gjermanët ishin superiorë, teksa regjistruan 6 gjuajtje në kuadrat, kundrejt vetëm 2 të francezëve. Edhe për sa i përket mbajtjes së topit, kombëtarja e Nagelsman ishte superiore me 56%. Një sukses mëse i merituar i gjermanëve.  

REZULTATI:

FRANCË-GJERMANI 0-2.