SPORT, 6 Gusht 2022, 09:27

Milani nuk dorëzohet, kuqezinjtë kërkojnë me ngulm transferimin e sulmuesit të Realit

Milani nuk dorëzohet, kuqezinjtë kërkojnë me ngulm

Milani vazhdon të ruajë interesin e vet për sulmuesin e Realit, Marko Asensio.

Kuqezinjtë kanë zgjedhur një taktikë ndryshe për spanjollin e Madridit.

Deri më tani kampionët e Italisë nuk kanë dalë me asnjë ofertë konkrete për Asension.

Por siç raportojnë mediat spanjolle, te Milani shpresojnë të afrojnë lojtarin me parametra zero, teksa kontrata e tij me Realin përfundon në vitin 2023.

Këtë fakt është duke shfrytëzuar Milani, i cili sipas “Defensa Central”, po tenton një marrëveshje me agjentin e lojtarit, Mendesh, pas Botërorit në Katar.