SPORT, 8 Mars 2025, 20:20

Milani i jep fund krizës, përmbys skuadrën e shqiptarëve nga 2-0 në 3-2 brenda 13 minutash

Milani i jep fund krizës, përmbys skuadrën e shqiptarëve nga

Milani i ka dhënë fund krizës në kampionat dhe ka gjetur fitoren pas 3 humbjesh radhazi. Një fitore për të cilën i është dashur të djersijë shumë, në transfertë ndaj Leçes ku triumfoi me shifrat 3-2.

Vendasit kaluan të parët në avantazh me Krstoviç në pjesën e parë dhe goditën shtyllën, ndërsa Milani pa t’i anuloheshin dy gola në fraksionin e parë të lojës. Himenez goditi shtyllën sapo nisi pjesa e dytë, para se Krstoviç të shënonte edhe golin e dytë personal për skuadrën e Leçes, ku Medon Berisha ishte titullar e Ylber Ramadani u aktivizua si zëvendësues.

Por 13 minuta të çmendura ndryshuan gjithçka, pasi Milani i cili dukej i pafuqishëm për të shënuar, shkurtoi diferencën me një devijim me shumë fat në portën e vet të Gllo. Më pas ishte Pulisiç ai i cili barazoi gjithçka me një penallti e në fund, përsëri amerikani përmbysi rezultatin me golin e 3-2.

LEÇE-MILAN 2-2
7′, 59′ Krstoviç / 68′ (ag) Galo, 73′ (p), 82′ Pulisiç

Goli i dytë i Pulisiç (VIDEO)

Goli i dytë i Krstoviç (VIDEO)

Himenez godet shtyllën (VIDEO)

Krstoviç godet shtyllën (VIDEO)

Goli i anuluar i S. Himenez (VIDEO)

LEÇE (4-3-3): Falkone; Guilbert; Baskiroto, Zhan, Galo; Berisha, Kulibali, Helgason; Pieroti, Krstoviç, Morente.
Trajner: Marko Xhampaolo

MILAN (4-3-3): Sportielo; Uoker, Gabia, Çau, Teo Hernandez; Musah, Bondo, Reijnders; A. Himenez, S. Himenez, Pulisiç.
Trajner: Serxho Konseisao