TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.

Milani po punon që të nënshkruajë me një tjetër qendërmbrojtës pas kthimit të Mateo Gabias nga huazimi i tij te Vijareali dhe akordit me Veronën për Filipo Terraçanon.
“Calciomercato.com” po raporton se ndërsa përmirësimi i Simiç jep garanci për të ardhmen dhe Gabia me Terraçanon do të forcojnë numrat e mbrojtjes, drejtuesit e Milanit nuk i ndryshojnë planet për merkaton dhe ata po punojnë për t’i dhënë Stefano Piolit një tjetër emër në mbrojtje. Drejtorët Monkada dhe D’Otavio besojnë se ata kanë identifikuar profilin e duhur te Lilian Brasier të Brestit.
Megjithatë, mbrojtësi 24-vjeçar nuk pëlqehet vetëm nga Milani, pasi Monako (klubi që ka nisur bisedimet), është në gjurmët e francezit edhe Porto dhe Leverkuseni. Por gjigandët italianë kanë marrë tashmë miratimin e Brasier, i cili po shtyn të nisë një aventurë të re në Itali, që do ta shihte atë të bashkohej me bashkëatdhetarët e tij, Majk Menja, Teo Hernandez dhe Olivie Zhiru.
Marrëveshja për kushtet kontraktuale tashmë duket se është thjesht një formalitet, por diskutimi me Brestin është më i komplikuar, pasi oferta e parë e një huazimi me opsion blerjeje nuk provokoi entuziazmin e klubit francez. Brest po kalon një sezon ëndrrash.
Kjo është arsyeja pse synimi do të ishte që Brasier të mbahet të paktën deri në fund të sezonit. Megjithatë, vullneti i lojtarit mund të luajë një rol vendimtar në këtë negociatë. Vlerësimi i tij është rreth 11-12 milionë euro, por mund të rritet duke pasur parasysh interesin në rritje.