SPORT, 14 Janar 2024, 22:59

Milani “flet frëngjisht” në kampionat, kuqezinjtë hedhin “K.O” Romën! Murinjo drejt shkarkimit

Milani “flet frëngjisht” në kampionat, kuqezinjtë

Milani regjistroi fitoren e tretë radhazi në Serinë A, teksa mposhti Romën në “San Siro” me rezultatin 3-1, duke konsoliduar pozitat në vendin e tretë.  

Kuqezinjtë iu falën golave të 3 futbollistëve francezë, Adli, Zhiru dhe Teo Hernandez, ndërkohë që golin e vetëm për romanistët e shënoi Paredes nga penalltia. 

Falë këtij suksesi skuadra e Piolit u ngjit në kuotën e 39 pikëve, teksa diferenca me kryesuesit e Interit vijon të mbetet e thellë, plot 12 pikë.  

Ndërkohë për sa i përket Romës, ekipi i Murinjos është zhytur në krizë të thellë rezultatesh, me portugezin që rrezikon seriozisht shkarkimin pas kësaj humbjeje që ishte e 7 në 20 javë për kryeqytetasit që janë pozicionuar në vendin e 9-të.  

FT: MILAN – ROMA 3-1

Adli 11′, Zhiru 56′, Teo Hernandez 84′ / Paredes 69′ (p)