SPORT, 28 Janar 2025, 19:25

Milan, Pulisic: Nuk e di se çfarë na mungon, ndaj Dinamos së Zagrebit kemi mundësi të madhe në dorën tonë

Milan, Pulisic: Nuk e di se çfarë na mungon, ndaj Dinamos së

Sulmuesi i Milanit, Christian Pulisic, ishte i pranishëm në konferencën për shtyp nga ‘Maksimir’, në prag të ndeshjes kundër Dinamo Zagrebit në Champions.

“Ne kemi bërë mirë në Champions. Ne kemi një mundësi të madhe nesër, duhet të kalojmë.

“Vështirë të thuhet se çfarë na mungon. Në ndeshjet e fundit kemi treguar një shpirt ekipe, gjithmonë në fund të ndeshjeve. Nuk e di se çfarë mungon”- tha ai.