SPORT, 3 Janar 2024, 16:50

Milan detyrohet të ndërhyjë në merkato, rikthehet mbrojtësi

Milan detyrohet të ndërhyjë në merkato, rikthehet

Lëndimet e Tomorit, Thiaw, Kalulu, Caldara dhe Pellegrino e detyruan Milanin të ndërhyjë në merkato. Në pritje të disa goditjeve të rëndësishme, kuqezinjtë kanë rikthyer përpara kohe Matteo Gabbia-n nga huazimi i tij te Villareal.

Mbrojtësi i lindur në vitin 1999 u transferua në Villarreal në verë, por aventura e tij me Submarino Amarillo përfundoi pas vetëm 6 muajsh. Gabbia është rikthyer në dispozicion të Stefano Piolit dhe tashmë do të jetë gati për ndeshjen jashtë fushe në Empoli të cilën Milan do ta luajë të dielën më 7 janar. Klubi nga Milano e zyrtarizoi kthimin nga huazimi të qendërmbrojtësit 24- vjeçar përmes një njoftimi, në faqen zyrtare.

“AC Milan njofton se ka ndërprerë para kohe marrëveshjen për transferimin e përkohshëm të Matteo Gabbia te Villarreal CF. Lojtari do të ribashkohet me ekipin e parë nga sot; Mirë se erdhe Matteo” – shkruan klubi.