TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.

Tashmë është zyrtare, Atalanta njofton se ka ushtruar të drejtën e opsionit për blerjen e Merih Demiral nga Juventusi.
Mbrojtësi i kombëtares turke u transferua te Atalanta vitin e kaluar në formë huazimi nga Juventusi, teksa bindi drejtuesit bergamaskë për të blerë kartonin e tij.
Demiral veshi fanellën e Atalantës 42 herë në sezonin e tij të parë me zikaltërit. Turku ka arritur të shënojë dy herë dhe të jap tre asistime për shokët në vitin e tij të parë.
Mësohet se çmimi që Atalanta pagoi të Juventus është diku rreth 23 milionë euro. Vlen të theksohet fakti se turku do të jetë një rival potencial për mbrojtësin e Kombëtares shqiptare Berat Gjimshiti, në garën e titullarit.