SPORT, 17 Dhjetor 2023, 20:30

Mesfushori i Kombëtares vijon shkëlqimin në Çeki, shënon gol në fitoren me përmbysje të Spartës së Pragës

Mesfushori i Kombëtares vijon shkëlqimin në Çeki,

Sparta e Pragës ka marrë një fitore me përmbysje në kampionat, ku mposhtën Teplice në shifrat 2-1. Padyshim meritë në këtë sukses të kryesuesve të kampionat çek ka edhe mesfushori i Kombëtares shqiptare, Qazim Laçi, i cili po kalon një moment të mirë te Sparta.

27-vjeçari nga Dibra shënoi golin e barazimit për Spartën e Pragës në minutën e  72-të dhe në fund të ndeshjes Olatunji shënoi golin e dytë që vulosi fitoren 2-1. Ky është goli i dytë për Qazim Laçin me Spartën e Pragës në kampionat, ndërsa në mesjavë dha një asit për skuadrën e tij ndaj Arisit në Ligën e Europës.