SPORT, 15 Nëntor 2023, 21:55

Mes lutjeve dhe dhimbjes, Egnatia rikthehet në fushë pas tragjedisë së Dwamena-s

Mes lutjeve dhe dhimbjes, Egnatia rikthehet në fushë pas

Pas çdo fundi, ka një fillim. Egnatia është rikthyer në stërvitje pas atij rasti tragjik të fundjavës që lamë pas, ku si pasojë e një arresti kardiak ndërroi jetë sulmuesi i ekipit nga Rrogozhina, Raphael Dwamena.

Me dorën në zemër dhe me sytë e përlotur me drejtim nga qielli, lojtarët e Egnatias u kthyen në fushë për të vazhduar përgatitjet.

Skuadra e drejtuar nga Edlir Tetova tashmë ka një arsye më shumë për të fituar kampionatin, natyrisht diçka e tillë do të synohet në nder të yllit ganez që u shua papritur në moshën 28-vjeçare. Raphael Dwamena shënoi jo pak por 20 gola për ekipin shqiptar.

Ish-kapiteni ka mbajtur veshur më parë fanellën e Vejle, Levante apo Zaragoza.