SPORT, 13 Qershor 2022, 16:22

Merret vendimi, rregulli i pesë zëvendësimeve bëhet i përhershëm

Merret vendimi, rregulli i pesë zëvendësimeve bëhet i

IFAB i është përgjigjur pozitivisht kërkesës së FIFA në lidhje me rregullin e zëvendësimeve. Në mbledhje e sotme u mor një vendim i rëndësishëm.

Rregulli i përkohshëm i pesë zëvendësimeve është bërë i përhershëm dhe do të aplikohet nga të gjithë nga sezoni 2022/23.

Pesë zëvendësimet do të bëhen vetëm me tre ndërprerje të ndeshjes, që të mos zvogëlohet edhe më shumë koha efektive e një ndeshjeje.