SPORT, 19 Nëntor 2023, 13:38

Merret vendimi përfundimtar, Partizani zgjedh trajnerin e ri

Merret vendimi përfundimtar, Partizani zgjedh trajnerin e ri

Merret vendimi përfundimtar, Partizani konfirmon trajnerin e ri. Arbër Abilaliaj është zyrtarisht trajneri i Partizanit. Lajmin e ka konfirmuar vetë presidenti Gaz Demi me anë të një konference për mediat, duke e konfirmuar në krye të stolit të kuq.

Abilaliaj do t’i ketë të dyja funksionet, si atë të trajnerit dhe gjithashtu të drejtorit sportiv. Arbër Abilaliaj do të drejtojë të kuqtë deri në përfundim të sezonit.

Abilaliaj drejtoi Partizanin në 5 ndeshjet e fundit, duke marrë pesë fitore radhazi. Ai ishte në stol edhe në sfidën e fundit ndaj Egatias, që u ndërpre në minutën e 24-t si pasojë e atakut në zemër të Dwamena-s.

37-vjeçari pranoi postin e trajnerit të përkohshëm të “Demave” më 10 tetor pas rikthimit të Zoran Zekic në Kroaci. Abilaliaj ka regjistruar vetëm fitore si teknik i Partizanit, duke dhënë kontribut të madh në ngjitjen e skuadrës në krye të Superiore. Post që e ndan me Egnatian.

Ecuria pozitive, pavarësisht skepticizmit, ka ndikuar që presidenca ta konfirmojë Abilaliajn në postin e trajnerit të skuadrës kryeqytetase.