TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.

Mançester Junajtid e ka mbyllur si mos më keq vitin 2023, teksa në ndeshjen e fundit të tij në Premier Ligë, ka shënuar humbjen e 9-të në këtë sezon, në vetëm 20 javë të luajtura.
“Djajtë e kuq” sot janë mposhtur nga Notingem Forest, një skuadër cila luan për mbijetesë, por që ka shfrytëzuar në maksimum gabimet e ekipit të Ten Hag, i cili nuk po arrin të gjejë zgjidhje për situatën e krijuar te ky ekip me pretendime të mëdha, por shumë larg pritshmërive.
Në sfidën shumë të luftuar mes dy ekipeve, Dominguez u dha avantazhin vendasve. Një gabim i portierit Tërnër solli golin e barazimit të Rashford, por vetëm 4 minuta më vonë, ishte kundërsulmi i finalizuar nga Gibs-Uajt, ai që vulosi fitoren 2-1 për Notingem.
