TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.

Kombëtarja e Shqipërisë luan sot në transfertën e Anglisë. Ndeshja ka vlerë për kualifikueset e Botërorit 2026 teksa deri tani kuqezinjtë janë në disavantazh.
Kejn nuk mbulohet mirë nga Ajeti dhe e shmang atë, gjuajtja e sulmuesit është e pakapshme për Strakoshën duke shënuar rezultatin 2-0 për Tre Luanët.
Pajaziti dhe Hoxha hyjnë në fushën e lojës në vend të Asanit dhe Laçit në radhët e kuqezinjve.
Tre Luanët shkuan në pushimin mes pjesëve me epërsi minimale, 1-0.
Ishte një mbrojtje e shkëlqyer nga Shqipëria, duke mos lënë hapësira për lojtarët anglezë.
Shqipëria shpresoi për penallti në minutën e 28-të, kur Dan Burn u duk se luajti me dorë, por gjyqtari sinjalizoi se loja duhej të vazhdonte.
Në minutën e 35-të, Bellingham mendoi se do ta mposhte Thomas Strakoshën, mirëpo gardiani ynë bëri një pritje të lehtë.
Shqipëria në këta 45 minutat e parë nuk arriti të gjente hapësira të dilte përpara, andaj ky është një sinjal se Sylvinho duhet të inkuadroj lojtarë më të shpejtë në ofanzivë si Armando Broja dhe Arbër Hoxha.
Mirëpo, në minutën e 20-të, Jude Bellingham lëshoi një pasim te saktë te anëtari i Arsenalit, Myles Lewis-Skelly, ku arriti të fitojë duelin me Jasir Asanin dhe të kalojë Anglinë në epërsi.