TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.

Mbrëmje e çmendur me 8 gola në duelin mes Luton dhe Mançester Sitit i vlefshëm për 1/8-at e FA Cup që përfundoi me rezultatin 2-6 për “qytetarët”.
Protagonist absolut në këtë duel ishte Erling Haland, që shënoi plot 5 gola, duke mposhtur i vetëm vendasit e Luton.
Ylli norvegjez tundi rrjetën në minutat 3, 18, 40, 55 dhe 58 duke u konfirmuar edhe njëherë si makineri golash. Golin e gjashtë për skuadrën e Guardiolës e shënoi Kovaçiç. Ndërkohë dy golat e Lutonit mbajnë firmon e Klark. Falë këtij triumfi, Siti arriti të siguronte një biletë për në çerekfinalen e FA Cup.