SPORT, 9 Gusht 2022, 22:35

Materazzi nuk ka dyshime: Njëlloj si me Lautaron, kush ka sy merr një lojtar si Asllani

Materazzi nuk ka dyshime: Njëlloj si me Lautaron, kush ka sy merr një

Marko Materaci i thur elozhe njerëzve të merkatos së Interit dhe e bën këtë duke marrë shkas nga Kristjan Asllani. Ish-mbrojtësi italian, një emër shumë i njohur në ambientin e klubit milanez me të cilin është shumë i lidhur, beson se futbollisti shqiptar do të ketë një të ardhme të madhe.

Në intervistën e dhënë për “La Gazzetta Dello Sport”, Materaci ka vlerësuar pikërisht ndërhyrjen e klubit në merkato për të përforcuar radhët duke afruar një talent të tillë si mesfushori shqiptar.

“Akanzhin nuk e njoh por i besoj verbërisht asaj që bën klubi. Ka marrë Lautaron i cili kishte luajtur vetëm në Argjentinë dhe ka fituar bastin, sot është një prej sulmuesve më të mirë në botë. Pastaj mendoj për Asllanin, 20-vjeçar, vetëm kush ka sy dhe beson shkon dhe e merr me atë vendosmëri. Drejtimi që po merr klubi mendoj se është ai i duhuri, por nuk di të them nëse do të vijën rezultatet apo jo”, tha Materaci në intervistën e tij.